TEKNOLOGJIA ME E RE

 

Automjeti botëror i vitit është Volkswagen Golf

Në panairin e New Yorkut tanimë tradicionalisht është përzgjedhur automjeti i viti (World Car of the Year). Në vitin 2009 ky nder i ka takuar Volkswagen Golfit të gjeneratës së gjashtë.

Pesëdhjetë e nëntë gazetarë të automobilistikes nga njëzet e nëntë shtete e kanë zgjedhur VW Golfin për automjetin më të mirë në botë para Ford Fiestas e Toyota IQ-së. 

Në kategorinë për automjetin më të mirë sportiv të vitit në botë është zgjedhur Nissan GT-R para Corvette ZR 1 e Porsche 911.

Çmimi për dizajnin më të mirë i ka takuar automjetit Fiat 500 i cili ka fituar ndaj Jaguar XF e Citroën C5.


 

 

 

Vjen Bluetooth 3.0

Të dhënat e fundit mbi specifikat e standardit të ri zbulojnë se Bluetooth 3.0 do të mbështesë shpejtësitë e bartjes së dhënave sikur edhe Wi-Fi.

Bluetooth SIG para lansimit zyrtar ka publikuar detajet e standardit Bluetooth 3.0. Sipas informacioneve të fundit, nga paraardhësi i tij Bluetooth 2.0, standardi i ri do të jetë disa herë më i shpejtë.

Sipas specifikave të paralajmëruara, versioni i tretë do të duhej të ofrojë shpejtësi të bartjes së dhënave sikur edhe Wi-Fi. Po ashtu, teknologjia e re Enhanced Power Control do të ndihmojë në ruajtjen e lidhjes edhe nëse pajisja gjatë bartjes së dhënave mbyllet, sa për shembull, nëse vendoset në xhep apo çantë.

Detajet shtesë do të publikohen më 21 prill, kur specifikat e këtij standardi do të publikohen edhe zyrtarisht. Se kur Bluetooth 3.0 do të mund të paraqitej në produktet e reja nuk dihet.









 

 

Tablet PC - Samsung Q1EX-71G

Samsung ka filluar shitjen kompjuterit tablet me emrin Q1EX-71G, të cilin do të duhej ta merrnin parasysh të gjithë ata të cilët kanë nevojë për një lloj të këtillë të kompjuterit.

Sa për fillim, në të gjendet ekrani shtatë inçësh i ndjeshëm në prekje me rezolucion 1024 x 600 piksela. Specifikat harduerike janë solide për një kompjuter të dimensioneve të këtilla – këtu gjendet procesori VIA Nano ULV U2500 me takt punues 1.2 GHz, 2 gigabajt DDR2 memorie (667 MHz) si dhe disku prej 60-gigabajtësh.
Kompjuteri posedon rrjetën pa tela 802.11 b/g dhe Bluetooth 2.0, derisa bateria standarde me katër qeli ofron deri në 4.5 orë punë pa ndërprerje. Blerësit po ashtu mund të blejnë baterinë me autonomi punuese prej 8.5 sati.








Foto: AP

Hapet zyrtarisht CeBIT 2009

Një prej panaireve më të mëdha të teknologjive të informacionit, CeBIT të martën është hapur solemnisht në qytetin e Hannoverin në Gjermani.

Panairi i sivjetmë CeBIT do të organizohet me theks të veçantë në ngjarjeve në botën e world-wide-webit si dhe temat që lidhen me zgjidhjet e pranueshme ekologjike e teknologjitë e informacionit.

Si pasojë e krizës ekonomike globale, në panairin e sivjetmë CeBIT do të marrin pjesë 35 për qind më pak prezantues, në krahasim me vitin e kaluar kur kanë qenë 5.845.

Këtë vit në CeBIT 4.300 firma të teknologjisë së informacionit nga 69 shtete të botës do të paraqesin produktet e tyre. Në mesin e prezantuesve do të mund të gjenden edhe shumë kompani të mëdha siç janë Microsoft, IBM, SAP, Vodafone, Intel e Dell.

Përveç figurave të shumta të njohura të kësaj industrie, në hapje kanë marrë pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë Intel, Craig R. Barrett, guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger si dhe kancelaria gjermane Angela Merkel.


 

 






Paraqitet VW Polo i ri

Prodhuesi gjerman, Volkswagen, në panairin e automjeteve të Gjenevës ka paraqitur modelin Polo të ri.

Volkswagen Polo i ri do të fillojë të prodhohet në fund të muajit mars, derisa njësitë e para do të shiten gjatë muajit qershor të këtij viti.

Ai do të jetë në dispozicion me shtatë motorë, me fuqi prej 60 deri në 105 kuaj fuqi, prej të cilëve pesë janë tërësisht të ri apo përdoren për herë të parë në këtë model.

Në mesin e motorëve më interesantë janë 1.2-litërshi me turbo-benzinë dhe 105 KF dhe shpenzimin e premtuar prej 5.5 litrash në 100 kilometra, si dhe 1.6 TDI me 90 KF me shpenzim prej vetëm 3.8 litrash në 100 kilometra së bashku me paketën BlueMotion.

Në ofertë, së bashku me motorë të caktuar do të gjendet edhe marshi DSG me shtatë shpejtësi.

Gjermanët pohojnë se siguria në masë të madhe është avancuar në krahasim me paraardhësit e tij, nga e cila Polo i ri është më i lehtë në mesatare prej 7.5%, varësisht nga versioni.


 
Ne perpunim nga extrem_strong@hotmail.com
Herolind Osmani---$trong
 
4 Besucher
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden