LIFESTYLE

Edukimi kundër mbipeshës

Zëdhënësja e Shoqatës britanike për ushqim, Anna Groom, ka pohuar nevojën e edukimit për ushqim nëpër shkolla, mirëpo ka shtuar se edhe prindërit duhet të luajnë një rol pozitiv në zhvillimin e vetëdijes së fëmijëve të tyre për rëndësinë e ushqimit të cilin e konsumojnë.

“Shkollat vetëm mund ta ofrojnë mundësinë e edukimit, ndërsa secili fëmijë dhe familja e tij duhet të implementojnë një mënyrë të shëndetshme të jetës në përditshmërinë e tyre”, ka thënë Groom. 

Groom ka shtuar se fëmijët, veç tjerash duhet që në shkollë të mësojnë edhe për ndikimin e konsumimit të tepruar të yndyrave të ngopura dhe të kripës mbi shëndetin e zemrës.




 

Mbipesha fillon që në foshnjëri

Rritja e shpejtë e peshës trupore në gjashtë muajt e parë të jetës është e lidhur me prirjen që të shfaqet mbipesha në jetën e mëvonshme të fëmijës, njoftojnë shkencëtarët pranë Universitetit të Harvardit.

Hulumtuesit sugjerojnë se është mirë të fillohet me masat për parandalimin e mbipeshës sa më herët që është e mundur. Kështu prindërit duhet të edukohen që foshnjave të tyre t’u japin ushqime të shëndetshme. 

Edhe më herët është treguar se masa e madhe e të porsalindurit është e lidhur me prirjen më të madhe për mbipeshë në jetën e mëvonshme. Ndërsa rezultatet e grumbulluara në SHBA tregojnë se mbipesha mund ta rrisë nivelin e vdekshmërisë nga 10% deri në 50%.



 

Kalciumi dhe vitamina D ndihmojnë humbjen në peshë

Konsumimi i sasisë shtesë të kalciumit dhe vitaminës D ndihmon në humbjen e indit yndyror te gratë me masë të madhe trupore.

Shkencëtarët kanadezë bëjnë të ditur se ndikimi i këtyre lëndëve ndihmëse ka qenë më i shprehur tek personat e hulumtuar të cilët më herët kishin marrë sasi më të vogla të kalciumit me ushqim.

Rezultatet të cilat i ka publikuar revista “British Journal of Nutrition” janë bazuar në hulumtimet e bëra në 63 gra gjatë 5 javëve.

Hulumtuesit besojnë se kalciumi dhe vitamina D mund të ndikojnë në uljen e apetitit për ushqim yndyror si dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në zvogëlimin e masës trupore.




Paris Hilton, Foto: BuzzduNet 

Mençuria ose bukuria

Femrat vazhdojnë të mbeten të pavendosura nëse dëshirojnë të jenë të mençura ose të bukura.

“Reuters Life” shkruan se ende ekzistojnë konflikte te femrat: e mençur apo e hollë; si edhe nëse dëshirojnë ta kenë mashkullin të pasur dhe jo të bukur. 

Femrat edhe tani kanë komplekse dhe raport kontradiktor sa i përket pamjes së tyre. Në bazë të një ankete të realizuar së fundmi, 25% e femrave preferojnë më mirë të jenë top-modele sesa ta fitojnë çmimin Nobel. 

Ndërsa gjysma e femrave të anketuara (të moshave ndërmjet 18 dhe 24-vjeçare) pohojnë se do të ishin martuar për një mashkull “të shëmtuar”, nëse ai është i pasur.



 

Ekspertët paralajmërojnë kopshtarët

Marrja me kopshtari në fillim të stinës së pranverës, kërkon përgatitje të ngjashme me ato të cilat i realizojnë sportistët para garave, paralajmërojnë ekspertët britanikë.

British College of Osteopathic Medicine ka njoftuar se para se të fillohet me punët pranverore në kopsht është e domosdoshme që të realizohen disa ushtrime për nxehjen dhe tërheqjen muskulore, dhe pastaj gradualisht të rriten aktivitetet derisa të arrihet në nivelin e duhur të përgatitjes për punë. 

Të dhënat e grumbulluara më herët, tregojnë se në muajt pranverorë spitalet në Britani të Madhe pranojnë një numër të madh personash të lënduar si pasojë e punës në kopsht, më së shpeshti për shkak të zgjatjes muskulore dhe përdredhje. 

Te rastet e shpeshta vërehen vështirësi në lëvizjen e pjesës së poshtme të shpinës, ligamenteve dhe nyjave.





Gjatë vrapimit gojën pastrojeni me tretësirë sheqernash

Ekspertët kanë analizuar ndikimin e larjes së zgavrës së gojës me tretje të karbohidrateve në zgjedhjen e shpejtësisë gjatë vrapimit, si edhe në kohëzgjatjen e vrapimit.

Në studim janë përfshirë dhjetë sportistë të trajnuar, prej të cilëve pesë e kanë pastruar gojën me tretësirë 6% të karbohidrateve, ndërsa pesë të tjerët me placebo (tretësirë të rrejshme). 

Përdorimi i tretësirës me karbohidrate për pastrimin e gojës gjatë ushtrimeve, ka rezultuar me kohën më të gjatë të vrapimit dhe me zgjedhjen e shpejtësisë më të madhe.

 

 

 

 

 

 
Ne perpunim nga extrem_strong@hotmail.com
Herolind Osmani---$trong
 
8 Besucher
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden