BOTA E YJEVE

Adelina Berisha

"Merre këtë shpirt" me klip

Këngëtarja Adelina Berisha e ka realizuar klipin e këngës mjaft të pëlqyer "Merre këtë shpirt".

Arsyeja që Adelina ka vendosur ta vizuelziojë pikërisht këtë këngë, ka qenë se publiku e ka pritur shumë mirë këngën, prandaj suksesi i saj nuk është dashur të ndërpritet vetëm si një ‘singël’. 

Për realizimin e këngës, Adelina ka bashkëpunuar me tekst-shkruesin Avni Qahili dhe kompozitorin Virusi. 

Përveç videoprojektit muzikor “Merre këtë shpirt”, Adelina Berisha, ka bërë të ditur se është duke punuar rreth realizimit të albumit të saj të parë. /ktv/telegrafi/

Klipi i këngës “Merre këtë shpirt”:


 





 

 

Sinani kopjon serbin Mito Kitiq

Këngëtari Sinan Vllasaliu, bashkë me kolegët e tij ka vjedhur këngën “Vajzë e klubeve të natës”, nga këngëtari serb Mito Kitiq, “Kralica trotuara”.

Përpos vijës melodike, duket se kënga është vjedhur edhe sa i përket vijës tjetër atë të tekstit por edhe të spotit pasi që edhe këngëtari serb i këndon një mbretëreshe të trotuareve që ka qenë ish e dashura e tij.

Për këngën “Vajzë e klubeve të natës”, Sinan Vllasaliu ishte lavdëruar shumë nga kolegët e tij, të cilët më sa duket kanë më shumë dëshirë që të lëvdojnë kolegun e tyre se sa të shikojnë prejardhjen e këngës.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarët e Kosovës vjedhin këngë nga fqinjët duke ia shtuar vijës se tyre melodike ndonjë kitare apo instrument tjetër sa për ta mbuluar vjedhjen e tyre.

Madje kënga ka edhe minutazhin e njëjtë, katër minuta e 30 sekonda. Për këngën mund të gjykoni vet edhe nga dy videot që janë në youtube.com.

Përndryshe kënga e Mitiq është lëshuar në treg në prill të vitit të kaluar.

Kënga e Sinan Vllasaliut, “Vajzë e klubeve të natës” (nga Ardian Jasiqi)


Ja kenga e Sinanit:



Dhe ja ajo e Mite Kitiq:



 


 

Rikthehet Adelina me koncerte dhe pagesa marramendese
 Ne muajin maj, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, do të jetë në një nga seritë e koncerteve, që këngëtarët shqiptarë do të japin për bashkatdhetarët e tyre në Amerikë. Këngëtarja ka qenë në vitin 2005 për herë të fundit në koncert atje dhe më pas ka bërë një pauzë relativisht të gjatë.

Burime pranë Adelinës thonë që një nga arsyet e kësaj pauze ka të bëjë edhe me mungesën e organizimit në nivelet që pretendon këngëtarja. Gjithashtu, thuhet se Adelina shpesh ka refuzuar
disa marifete organizatorësh , të cilët kërkojnë të fitojnë shumë para në kurriz të publikut, duke pohuar se për të muzika është pasion e mandej biznes. Kjo bëri që ajo të bojkotohet nga shumë menaxherë koncertesh. Edhe pse i kushtoi shumë, ajo nuk u tërhoq aspak dhe rikthehet përsëri akoma më e fortë. Paraqitja e saj në vitin 2005 së bashku me motrën Zanfinën në 6 koncerte nëpër qytete të ndryshme amerikane, të cilat mund të quhen edhe koncerte të karrierës, ishin tepër të sukseshme për të dyja motrat. Kontrata e majme prej 150.000 dollarësh amerikanë vetëm për Adelinën, ishte një nga arsyet pse ajo vendosi të këndojë atje në 2005, në organizimin e bërë nga z. Jeton Berdynaj, një ishmodel.
Kurse tani nuk bëhen të ditura detajet e kontratës, por sipas të gjitha gjasave duke ditur që ajo është këngëtarja më e shtrenjtë e Estradës, me siguri çmimet do të jenë mjaft të larta. Kësaj radhe Adelina nuk do të jetë e shoqëruar nga e motra Adelina, por nga një këngëtar shumë i njohur dhe i dashur, nga Shpat Kasapi. Madje, fansat dëshirojnë shumë që ata t’i shohin duke kënduar bashkë. E pyetur për këtë fakt Adelina është përgjigjur: “Do dëshiroja të kem një bashkëpunim me Shpatin, por sikur pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe vetë bukuroshja e tij”. Tani këngëtaren e njohur e menaxhon një produksion zviceran, i cili merret edhe me menaxhimin e koncerteve në vende ku banojnë shqiptarët. Në këtë mënyrë ajo tashmë ka marrë edhe statusin e artistit zviceran ku e mbron ligji për të gjithë të drejtat e autorit. Nga burimet tona mësojmë se Adelina së shpejti përveç se do lançojë një klip në gjuhën
shqipe, gjithashtu do të publikojë një album të përzier në gjuhën angleze dhe franceze, ku këtij albumi do t’i bashkangjitet edhe një duet me një këngëtar shumë të famshëm francez. Së fundi, ajo është paraqitur në një koncert në Malmo të Suedisë së bashku me këngëtarin e muzikës popullore Nysret Muçiçin. Për më tepër, le të presim javët në vazhdim, pasi këngëtarja është duke punuar intensivisht dhe nuk dëshiron të flasë para kohe duke na premtuar shumë surpriza .





Naomi Campbell, frike nga plakja

Top modelet e dikurshme sot jane me pak te kerkuara se me pare. Edhe pantera e zeze, Naomi Campbell eshte perfshire nga paniku i plakjes.

Modelja italiane Marta Cecchetti, e dashura e futbollistit Luca Toni, i ka zene vendin ne nje spot publicitar turistik per Toskanen, krahine shume e dashur per britaniken. Ne nje interviste te meparshme per GQ, Naomi ishte shprehur se do t’i pelqente ta prezantonte kete rajon ne te gjithe boten.

Por sipas disa zerave me shume se zhgenjimin qe nuk ishte ajo e perzgjedhura, Naomi po ndjen friken se vitet kalojne. “Edhe vajzat e bukura kane frike ta shohin veten para pasqytes ne mengjes. Ne disa raste kur kam realizuar spote publicitare ne Londer, me eshte dukur vetja e plakur dhe gati kam qare. Nese dikur te propozonin 100 pune ne dite dhe papritur ofertat nisin te ulen, nis e mendohesh”, tha Campbell per GQ.

Te njejten pasiguri shfaqi edhe kolegia e saj Linda Evangelista, ne nje interviste per te permuajshmen “Fashion”. “Kur shfaqet nje rrudhe ne fytyren e nje top modeleje, nuk eshte thjesht nje shenje pleqerie, por nje katastrofe e vertete”, ka thene ajo.



 

Aniston refuzon te luaje nenen

Aktorja Jennifer Aniston, 40-vjeçare, ka refuzuar shansin për të luajtur rolin e nënës në një film të ri.
Ish-ylli i serisë “Friends”, e cila së fundi spekulohet se është ndarë nga i dashuri John Mayer (sërish), raportohet se ka qenë kundër edhe për të luajtur rolin e një gruaje të moshës së saj.

“Jenniferit i janë ofruar disa role fantastike, me disa prej regjisorëve më në zë të Hollywoodit. Por ajo nuk ka pranuar të portretizojë nënën, ose të luajë një karakter të moshës së saj, ashtu që i ka refuzuar ato”, ka bërë të ditur një burim i afërt i aktores.

“Menaxherët e Jen e kanë lutur që të marrë parasysh rolin në këto filma, por ajo nuk ka dashur as të dëgjojë”, shton burimi.

 




 
Ne perpunim nga extrem_strong@hotmail.com
Herolind Osmani---$trong
 
1 Besucher
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden