SHËNDETËSI

Arrat për mendje më të mprehtë

Shtimi i një sasie të konsideruar të arrave ushqimit të shëndetshëm, mund të jetë një ndihmesë e madhe për personat e moshuar për t’i ruajtur funksionet e turit.

Me kalimin e kohës plaket edhe truri, i cili pëson shumë ndryshime në qelizat nervore. Ndryshimet vërehen në vështirësinë për të mbajtur baraspeshën, në koordinim si dhe në të mbajturit mend. 

Por, studimet e fundit të zhvilluara në minj tregojnë se arrat mund të ndihmojnë në ruajtjen e trurit të freskët.

Arrat i sigurojnë organizimit polifenole dhe substanca bioaktive të cilat zvogëlojnë numrin e qelizave të dëmtuara nervore dhe në këtë mënyrë kanë një efekt kundër plakjes së trurit.





Shtatzëna, kujdes higjienën e gojës

Ekspertët shëndetësorë mendojnë se nënat e ardhshme mund ta zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes duke i kushtuar kujdes më të madh higjienës orale.

Shkencëtarët pranë Universitetit Queen Mary në Londër kanë zbuluar se bakteret e pranishme në zgavrën e gojës te nënat, mund ta gjejnë rrugën deri te lëngu amniotik dhe te gjaku në mitër, dhe kështu mund të shkaktojnë komplikime të ndryshme duke përfshirë edhe fillimin e hershëm të kontraksioneve si edhe lindjen e parakohshme. Pastaj, shkaktojnë infeksionin e të porsalindurit, si edhe i porsalinduri mund të ketë peshë më të vogël të lindjes. 

Hulumtimet mikrobiologjike kanë gjetur se dy baktere të pranishme në zgavrën e gojës së nënës (Granulicatella elegans dhe Streptococcus sinensis) ishin të pranishme dhe te të porsalindurit.



Vitaminat e grupit B dhe migrena

Preparatet shtesë të vitaminave, B6, B12 dhe acidit folik mund ta zvogëlojnë shpeshtësinë dhe intensitetin e migrenës, ka zbuluar një studim i ri.

Gjatë studimit, pjesëmarrësve çdo ditë u janë dhënë preparate shtesë të vitaminave të grupit B (2 mg acid folik, 25mg vitaminë B6, 400 mikrogramë vitaminë B12). Kohëzgjatja e dhënies së suplementeve ka zgjatur gjashtë muaj, ndërsa pas studimit shpeshtësia e paraqitjes së migrenës është rralluar. 

Po ashtu, është treguar se marrja e preparateve shtesë të vitaminave të grupit B zvogëlon për 39% nivelin e homocisteinës- një faktor i rreziku për sëmundjet e zemrës. 

Migrena është një sindrom neurologjik që përcillet me kokëdhimbje (zakonisht të njërës anë të kokës), perceptime të ndryshuara (vizive, mpirje etj.) dhe vjellje. Paraqitet më shpesh te femrat se te meshkujt.





Kafeina, ushtrimet dhe dhimbja

Shumë sportistë janë në dijeni se pirja e kafesë para fillimit të ushtrimeve, përmirëson dukshëm realizmin e tyre dhe zvogëlon dhimbjen e cila paraqitet gjatë ushtrimeve intensive.

Një studim i ri është marrë pikërisht me këtë çështje, duke hulumtuar ndikimin e kafeinës në dhimbjen e muskujve gjatë aktivitetit fizik me intensitet të lartë. 

Në studim kanë marrë pjesë 25 studentë të shëndoshë, me formë të mirë truporë. Në bazë të konsumimit të kafesë, studentët janë ndarë në dy grupe: ata të cilët kanë konsumuar sasi të vogël të kafeinës, dhe ata të cilët kanë konsumuar mesatarisht 400 mg kafeinë (që është vlerë ekuivalente me tre deri në katër filxhanë kafe). 

Rezultatet kanë treguar se kafeina zvogëlon dhimbjen, e cila paraqitet si pasojë e ushtrimeve intensive, me kusht që kafeina të merret afër një orë para fillimit të ushtrimeve.

 
Ne perpunim nga extrem_strong@hotmail.com
Herolind Osmani---$trong
 
4 Besucher
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden