SPORT

Blerim Xhemaili

Cairo: Xhemaili ka kualitet të madh

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka deklaruar se mesfushori 23 vjeçar, Blerim Xhemaili, do të qëndrojë me Torinon edhe pasi t’i përfundojë koha e huazimit nga Bolton Wandrers.

Shqiptari me pasaportë zvicerane nuk pati fat gjatë kohës së qëndrimit të tij në Ligën Premier, pasi që pësoi një lëndim serioz dhe pas rikthimit nga lëndimi, nuk arriti ta bindë trajnerin e ekipit anglez për aftësitë e tij.

Mirëpo që nga ardhja në Serie A, mesfushori nga Maqedonia i ka mahnitur të gjithë me lojë e tij.

“Blerimi e ka dëshmuar se ka kualitet të madh, edhe si lojtar edhe si njeri. Ai është një lojtar me vlera të mëdha, i cili është i rëndësishëm tani dhe do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë presidenti i Toros për “La Stampa”.




Steven Gerrard, Foto: AP

Liverpool pa Gerradin kundër Arsenalit?

Sipas tabloidit britanik "The Sun", Liverpooli do të luajë në mungesë të simbolit Steven Gerrard në takimin derbi të Ligës Premier, të martën kundër Arsenalit në Anfield.

Mesfushori anglez mungoi në ndeshjen mjaft të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli u eliminua nga Chelsea, ndërsa mungesa edhe kundër Topçinjve, do të jetë një goditje e madhe për Të Kuqtë, të cilat janë në garë për ta fituar titullin kampion të Anglisë.

Sipas të njëjtit burim, 28- vjeçari mund të mungojë edhe në takimin e Liverpoolit kundër Hull Cityt në fundjavën e ardhshme.




Zlatan Ibrahimovic, Foto: AP

Ibra: Do ta mposhtim Juven

Ish- sulmuesi i Juventusit, Zlatan Ibrahimovic, është i bindur se skuadra e tij aktuale, Inter, do të dalë fituese përballë Zonjës së Vjetër të shtunën mbrëma në Torino.

“Kjo nuk është ndeshja më e rëndësishme e sezonit për ne. Ne kemi treguar se dëshirojmë ta fitojmë Ligën dhe kjo është arsyeja pse gjendemi në pozitën e parë”.

“Ne jemi dhjetë pikë para tyre dhe nëse fitojmë nesër, atëherë do të kemi avantazh më të madh”.

“Do të jetë një ndeshje plot emocione dhe do të ofrojë spektakël. Ne jemi të gatshëm për ndeshjen dhe do të shkojmë atje për fitore”, ka thënë Ibracadabra për “Inter Channel”.




Marcelo, Foto: Justin.tv

Marcelo: Barca do të humbë nga Reali dhe nga Deportivo

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka parashikuar rënien e Barcelonës nga pozita e parë duke thënë se Blaugranët do të mposhten nga Real Madridi dhe nga Deportivo La Coruna, me ç’rast Mbretërit do ta marrin primatin në La Liga.

“Ne do ta fitojmë La Ligan, sepse nëse ekziston një skuadër e cila di si t’i rikuperojë pikët, i tillë është pikërisht Real Madridi”.

“Unë besoj se ne do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, përveç në Sanchez Pizjuan, ku do të barazojmë kundër Sevillas. Kam respekt për të gjithë rivalët tanë, mirëpo ne nuk mund të lejojmë që të humbasim pikë”.

“Barca është një skuadër e madhe, mirëpo ata do të jenë të fokusuar në Ligën e Kampionëve, dhe mendoj se edhe ata do të barazojnë kundër Sevillas në Camp Nou, si edhe kundër Valencias në Mestalla”.

“Ndërsa do të humbin kundër nesh (në Bernabeu) dhe kundër Deportivo La Coruna (në Riazor), dhe sipas kalkulimeve të mia, ne do të përfundojmë në vendin e parë me 91 pikë, ndërsa Barcelona në të dytin me 89 pikë”, ka thënë Marcelo për AS.




Treshja braziliane: Dinho, Pato, Kaka

Ka-Pa-Ro kundër Torinos

Të dielën mbrëma, Milani e pret Torinon në San Siro, ndërsa mësohet se trajneri Carlo Ancelotti do ta inkuadrojë treshen braziliane Kaka, Pato dhe Ronaldinho që nga minuta e parë e takimit.

Sipas “Corriere dello Sport”, Milani është i vendosur për fitore, prandaj Ancelotti do t’i shfrytëzojë dy fanatzistët e rikuperuar plotësisht, Kaka dhe Ronaldinho, si edhe të riun Pato.

Ndërsa sa i përket mbrojtjes, Philippe Senderos pritet të luajë në qendër krahas kapitenit Maldini, derisa Gianluca Zambrotta dhe Giuseppe Favalli do të mbrojnë nga krahët.





I riu brazilian, Neymar. Foto: Espoirsdufootball

Berlusconi kërkon dyshen braziliane Neymar, Keirrison

Milani është i gatshëm të forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm, duke sjellë në radhët e veta dyshen braziliane Neymar dhe Keirrison.

Gazzetta dello Sport shkruan se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është i vendosur t’i bëjë për veti fansat e rosonerëve me një marrëveshje të ngjashme me atë që solli ish-sulmuesin e Internacional, Alexandre Pato, në San Siro.

Sulmuesi 17-vjeçar i Santos, Neymar, i vlerësuar rreth 25 milionë funte, është caku kryesor i Berlusconit, ndërsa edhe mesfushori me tipare sulmuese i Palmeiras, Keirrison, po ashtu është duke u marrë në konsideratë.

Nga Evropa, sulmuesi i Wolfsburgut, Grafite, është një sulmues tjetër si opsion për ekipin italian.

 
Ne perpunim nga extrem_strong@hotmail.com
Herolind Osmani---$trong
 
5 Besucher
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden