Ardian Pojana
Mosha: 40 vjec
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Marketing tek “Moving Culture”
Hobi: Muzika, Oasis, futbolli anglez
Do të hyjë në Big Brother sepse: do të njohë njerëz të rinj dhe të fitojë para.
Karakteristika: I hurit dhe i litarit. Bën gallatë me të gjithë. Dinak, i paparashikueshëm, por në brendësi tip i qetë dhe jo shumë impulsiv, në impresion të parë. Pranon shakatë. Nuk ka paragjykime. Është shumë i ri për moshën që ka. Adhuron Oasis dhe vishet si ata. Ka pasur një jetë mjaft të komplikuar.
Pavlin Polia
Datëlindja: 30 shtator 1981
Mosha: 27 vjec
Vendlindja: Theth, Shkodër
Vendbanimi: Theth, Shkodër
Gjendja civile: I divorcuar
Gjuhë të huaja: italisht dhe pak anglisht
Instrumenta: Pak kitarë
Profesioni: I papunë
Hobi: Turizmi
Do të hyjë në Big Brother sepse: do të tregojë historinë e jetës së tij, të japë një mesazh pozitiv dhe të fitojë cmimin e madh, të cilin do e përdorte për të hapur një zyrë informacioni për turistët në zonën e Thethit.
Karakteristika: I urtë, i duruar, shumë i rrahur nga jeta. Është i ndarë nag gruaja për cështje kanuni dhe nuk e shikon më fëmijën e tij. Nuk e ka problem ta diskutojë këtë temë në shtëpi. Ka jetuar 9 vjet në Itali. Tani do të donte të bënte dicka më shumë për vendin e vet dhe BB do ta ndihmonte shumë për ta realizuar këtë. Është i duruar dhe nuk nervozohet lehtë. Nuk do të jetojë më me “sytë mbyllur”.
Dritan Shehaj
Mosha: 26 vjec
Vendlindja: Gjirokastër
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: I fejuar
Arsimi: I lartë, Fakulteti i Drejtësisë/ Universiteti Ushtarak “Skënderbej”
Profesioni: Këshilltar ligjor në brigadën e mbështetjes rajonale/ Forcat e Armatosura.
Hobi: Avokatia
Do të hyjë në Big Brother sepse: do donte të bëhej publik për të shpalosur aftësitë e veta në Avokati, ëndrra e tij.
Karakteristika: Djalë i edukuar dhe mjaft inteligjent. Do donte të ushtronte profesionin e avokatit. Është i fejuar, pak xheloz. Nga BB i kaluar preferonte më shumë Olsin dhe më pak Rominën. Difekti i tij më i madh është që është pak impulsiv, por nuk arrin kurrë në kontakt fizik me dikë. Është i drejtpërdrejtë me dikë, respekton mendimet ndryshe. Ka besim në aftësitë e veta. Është deri diku mosbesues, herë-herë indiferent. Urren njerëzit që shtirren. Nuk bën kompromis me askënd për të fshehur bindjet e veta. Nuk ka jetuar jashtë. Shumë rrallë konsumon alkool. Në punë përdor veshje ushtarake, por kapelen nuk e vë.
Agon Radoniqi
Mosha: 27 vjeç
Vendlindja: Dukat
Vendbanimi: Prishtinë, Kosovë
Gjendja civile: Beqar
Besimi: Ateist
Shenja të veçanta: Tatuazh në kraharor me fytyrën e Che Guevara-s
Arsimi: I lartë
Do të hyjë në "Big Brother" sepse: Do të tregojë që është në gjendje të bëjë çudira
Karakteristika: Antikonformist, i pëlqen gjithmonë të kundërshtojë të tjerët. Ka studiuar menaxhim dhe ka punuar si përkthyes me portugezë të KFOR-it në Kosovë. Për tetë vite, ka drejtuar një emision radiofonik në një radio privatë në Prishtinë. Në dhomën e tij, çdo objekt ka fytyrën e Che Guevara-s. Nuk lë film dhe ndeshje futbolli pa parë.
Bjordi Mezini
Mosha: 20 vjec
Vendlindja: Durrës
Vendbanimi: Lecco, Itali
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Pronar i agjencisë së ndërtimit “Domus Nova” në Itali
Hobi: Artet, kinemaja
Do të hyjë në Big Brother sepse: ka vite që është larg Shqipërisë dhe do ta përdorë si trampolinë për t’u bërë i njohur.
Karakteristika: Djalë simpatik dhe shumë i edukuar. Ka pak vështirësi me gjuhën, sepse është larguar nga Shqipëria që në moshën 2 vjecare. Në Itali ka një agjenci ndërtimi, të cilën e drejton vetë. Ka mundësi të mira ekonomike, por i kane thënë që në Shqipëri ka mundësi të mira për të realizuar ëndrrat. Ëndrra e tij është të bëhet aktor ose kineast. Adhuron kinemanë, pëlqen Mastroiani-n, Fellini-n, etj. Do donte të bënte një shkollë arti në Shqipëri. Është patriot. Thotë që jeta e tij është si një spektakël. Është menaxhues i cdo lloj situate.
Arjon Muca
Datëlindja: 22 prill 1985
Horoskopi: Demi
Mosha: 23 vjec
Vendlindja: Vlorë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqar
Flokët: Kafe
Shenja të vecanta: Vath në vesh, një tatuazh në shpinë (dy iniciale emrash) dhe një tjetër tek krahu (ylli pesëcepësh). Këtë të fundit e ka bërë bashkë me një shoqe.
Gjendja civile: Single
Gjuhë të huaja: italisht, pak gjermanisht
Stiliste e preferuar: Jona Muca
Objekte pa të cilat nuk bën dot: teknologjia, veshjet, kapuci, xheli i flokëve. Flokët i ka shumë merak. Qethet dy herë në muaj.
Gatimi: Gatuan mirë pjatat e para
Gjella e preferuar: Fasulet
Arsimi: I lartë
Profesioni: Art designer
Hobi: Moda
Karakteristika: Simpatik, vishet bukur. Të gjitha rrobat ia stilon e ëma. Ka jetuar 15 vjet në Itali. Tani ndihmonë të ëmën, (Jona Muca, stiliste) në sfiltatat e saj, të cilat i organizon vetë Arjoni. Ka pasur nëj lidhje 10 vjecare kur ka qenë në Itali, por tashmë ka mbaruar. Pretendon se është i bukur, i zgjuar dhe i edukuar. Në Itali ka jetuar me familjen. Mendon të ndjekë një strategji po hyri në BB: nuk do ta nxjerrë në pah karakterin e tij që në fillim. Në përgjithësi ka raport të mirë me femrat.
Qetsor Ferunaj
Datëlindja: 25.12.1975
Horoskopi: Bricjapi
Mosha: 33 vjec
Vendlindja: Dukat
Vendbanimi: Orikum, Vlorë
Gjendja civile: I martuar, me një fëmijë (djalë)
Besimi: agnostik
Shenja të vecanta: një code bar, tatuazh në krah. Më vonë tek code bar-i do vendosë datëlindjet e fëmijëve. Ka dhe një shenjë të care në ballë, që e ka si pasojë e një aksidenti në Itali.
Arsimi: I lartë
Do të hyjë në Big Brother sepse: I duhen vetëm 30 mijë Euro për biznesin e tij, një hotel që ka nevojë për disa restaurime.
Karakteristika: Djalë i shkathët dhe me humor. I shoqërueshëm dhe i paparashikueshëm. Ka jetuar 3 vjet në Itali. Tani punon në Shqipëri dhe me paratë që fiton mban familjen dhe nënën. I ati i ka vdekur në një aksident rrugor. I zgjuar dhe dinak, i aftë të përshtatet me këdo. Ka bërë nëj kontratë me shtetin italian, që në rast vdekjeje t’i dhurojë organet e tij. Intrigant. Nuk punon më si inspektor kulture prej pak kohësh. Ka 2 shtëpi. Është duke përfunduar hotelin dhe për ta përfunduar i duhen 30 mijë Euro. Pëlqen Anthony Hopkins. Do të ketë 3 fëmijë. Nusja është kontrollore në paraburgimin e Vlorës. Pëlqen Viktor Hygonë. Mban gjithmonë orë me vete. Më shumë para shpenzon për motive pune. Hotelin e ka në Orikum. Ka punuar si ndihmës-kuzhinier në Itali.
Republika Kasmahu
Mosha: 24 vjec
Vendlindja: Gjirokastër
Vendbanimi: Lazarat
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I lartë, Gjuhë-Letërsi
Profesioni: E papunë
Hobi: Poezia
Do të hyjë në Big Brother sepse: do të paraqesë veten dhe të tregojë se vajzat e fshatit nuk janë inferiore.
Karakteristika: E fortë, e vendosur, e sinqertë. Tip i ndjeshëm dhe romantik. Pëlqen Shekspirin. Nuk i ka prindërit. Që e vogël jeton me gjyshen. Ka marrëdhënie shumë të mira, me të dhe me xhaxhain. Ëndrra e saj është Akademia e rendit. Me paratë e fituara do donte të ndihmonte të afërmit, të kishte një vilë të vogël në plazh ku të mund të shkonte bashkë me gjyshen dhe pastaj të tjerat t’i investonte për të hyrë në Akademinë e Rendit.
Adelajda Xhamani
Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Kavajë
Gjendja civile: E fejuar
Flokët: Të kuqe
Arsimi: I lartë, Cikël i Ulët
Profesioni: Mësuese e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Luz të Vogël të Kavajës.
Hobi: Muzika, letërsia
Do të hyjë në Big Brother sepse: E ka ëndërr, megjithëse nuk e lënë familjarët dhe ka ardhur pa lejen e tyre. E njëjta gjë ndodhi dhe vitin e kaluar, ku nuk mundi as të bënte aplikimin.
Karakteristika: Në Kavajë njerëzit janë fanatikë, por ajo e kundërshton këtë fenomen. Thotë se, po fitoi, do hyjë në shtëpi dhe nuk ka për ta ndaluar asgjë. E prezanton veten si vajzë normale, të thjeshtë dhe të komunikueshme. Është tip i qetë në përgjithësi. Miqësohet shpejt. I fejuari i saj është shofer zjarrfikëseje në Kavajë. Nuk përputhen shumë me njëri-tjetrin, madje ai është dhe pak xheloz. Pëlqen të kërcejë dhe të argëtohet. I vetmi moment argëtimi për të janë aktivitetet që organizon me fëmijët e shkollës.
Zhuljeta Daci
Mosha: 28 vjec
Vendlindja: Peshkopi (Dibër)
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I lartë/ pasuniversitar, Gjermanisht.
Profesioni: Operatore në sektorin e taksave pranë Drejtorisë së Shfrytëzimit të Ambienteve, Tiranë (Kolaudimi i makinave)
Hobi: I pëlqen gjahu.
Do të hyjë në Big Brother sepse: I pëlqen të bëjë shou dhe me 70 mijë Eurot e fituara do të bëjë qejf.
Karakteristika: E hapur, pa komplekse, komunikuese, shumë atraktive. Ka fobi kinezët. Do t’i pëlqente të mësonte kinezishen. Thotë se pëlqehet jo vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat. Pranon se ka një lidhje. Konsumon alkool dhe duhan. Ka 2 vjet që punon si operatore tek kolaudimi. Njeh disa gjuhë të huaja. Ka 4 motra dhe një vëlla që quhet Romeo, i cili lindi pas 5 vajzave.
Erjola Jolldashi
Mosha: 25 vjec
Vendlindja: Elbasan
Vendbanimi: Kucovë, së fundi ka ardhur në Tiranë
Gjendja civile: E martuar me një fëmijë
Sytë: Gështenjë
Flokët: Të verdha
Arsimi: I lartë. Vazhdon studimet për Agro-Biznes, Viti II, Elbasan.
Profesioni: Ndihmon burrin në biznesin e fruta-perimeve
Hobi: Llafet!
Do të hyjë në Big Brother sepse: ka shumë energji pozitive që do donte t’ua transmetonte dhe të tjerëve.
Karakteristika: Thotë që është tip karizmatik, e aftë të përshtatet me cdo grup shoqëror. Mendon se BB është një trampolinë e mirë për njerëzit si ajo që kanë aftësi në fusha të ndryshme e që nuk kanë mundësi të tjera për t’i shpalosur ato. Zotëron anglishten, italishten, greqishten dhe pak turqisht. Ka jetuar 2 vjet e gjysmë në Greqi. Është shumë e shkathët dhe di të përshtatet me cdo lloj situate. Ka bërë profesione që gjithmonë kanë pasur kontakte me njerëzit. Tip i sfidave dhe që nuk dorëzohet lehtë para vështirësive.
Aida Troka
Mosha: 25 vjeç
Vendlindja: Burrel
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I Lartë
Profesioni: Ekonomiste
Do të hyjë në "Big Brother" sepse: i duket një mënyrë e mirë për të rifituar lirinë
Karakteristika: Punon ekonomiste në një firmë ndërtimi. Pas humbjes së të dy prindërve jeton vetëm. Lidhjet më të ngushta familjare i ka me motrën që jeton në Itali. Sipas profesionit që ka thotë që çdo gjë e bën me llogari. Ka hobi muzikën, filmin. Shkon disa herë në javë në pishina. Do të donte të ndiqte më shumë emocionet, ndaj dëshiron aq shumë të bëhet pjesë e shtëpisë së "Big Brother".
Lirita Halili
Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Prishtinë
Vendbanimi: Prishtinë
Gjendja civile: Beqare
Sytë: Të zinj
Flokët: Të zeza
Arsimi: I lartë, Shkenca Komunikimi
Profesioni: Shitëse në një butique
Hobi: Shkencat e komunikimit dhe psikologjia, muzika dhe festat.
Do të hyjë në Big Brother sepse: Do të përfaqësojë vendin e vet, duke treguar karakterin e saj të drejtpërdrejtë.
Karakteristika: Simpatike, e komunikueshme me të gjithë. Mendon se shkolla që ka mbaruar e ndihmon në marrëdhëniet me njerëzit. Mund të përshtatet me këdo.
Mimoza Krasniqi
Mosha: 19 vjeç
Vendlindja: Gjakovë
Vendbanimi: Gjakovë
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I mesëm
Profesioni: Pa punë
Do të hyjë në Big Brother sepse: I pëlqen të njohë njerëz të rinj nga Shqipëria
Karakteristika: E di që është simpatike dhe hyn me një strategji të qartë: të bëjë për vete gjithë djemtë e shtëpisë "Big Brother". Të dashurit i ka premtuar që kjo do të jetë vetëm një lojë. I pëlqen të jetojë në Tiranë. Profesioni që do të donte të kishte: grimiere.
Mesida Lleshi
Mosha: 25 vjec
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I lartë
Profesioni: Pa punë
Hobi: Gjuhët e huaja
Do të hyjë në Big Brother sepse: pëlqen aventurën
Karakteristika: Mesida është kthyer prej pak muajsh në Shqipëri. Ajo u largua për në Suedi që në moshën 5 vjece. Ka studiuar për gjuhë të huaja dhe Juridik. Vendosi të kthehej e të krijojë një jetë në Shqipëri pas pushimeve të verës. I pëlqen shumë të kërcejë, madje, sipas Mesidës, arsyeja për të cilën del me shoqërinë është jo për të pirë, pasi ajo nuk e pi fare alkoolin, por për të kërcyer. Po ashtu adhuron makinat, madje edhe filmat me makina. I pëlqen shumë pokeri dhe luan jashtë mase, madje e ka cilësuar veten si "bixhozxhije e keqe".