Mite & Legjenda

                     A jemi të vetëm në gjithësi!



A ka jetë në gjithësi pos në tokë? Përgjigjen në këtë pyetje e hulumton një shkencë e re: Bioastronomia, që ka vetëm 34 vjet. Hulumtimet e këtij lëmi quhen SETI (search for Ekstraterrestrial Inteligence...

Duket e pamundur që në një fushë të madhe të gjendet vetëm një kalli drithi dhe në universin e pafund vetëm një botë e gjallë.
-Fjalët i përshkruhen filozofit grek Mitrodorusit, nga Kiosi.
A ka jetë në gjithësi pos në tokë? Përgjigjen në këtë pyetje e hulumton një shkencë e re: Bioastronomia, që ka vetëm 34 vjet. Hulumtimet e këtij lëmi quhen SETI (search for Ekstraterrestrial Inteligence.
Shtytjen e parë për këto hulumtime e dhanë shkencëtarët G. Cocconi dhe P. Morrison. Ata u nisën prej momenteve magnetike të bërthamës së hidrogjenit dhe elektronit, që kur janë paralele, ai emiton radio-valën me gjatësi 21 centimetra (1420 Hz). Kështu erdhën në konkludim se kjo gjatësi paraqet alfabetin Kozmik universale.



Përgjimi i kozmosit

Një vit më vonë, më 1960, astronomi i ri Frank Daker në Green Bank ndërtoi radioteleskopin prej 23 metrash me qëllim që të përgjonte gjithësinë në frekuencën 1420 Hz. Ai 200 orët e para ia kushtoi epsilon Eridanit (në largësi 10.7 vjet drite) dhe Tau Cet-it (11.9 vjet drite). Projektin e vet e quajti OZMA (sipas princesësh së mbretërisë mitologjike OZ.) Por shtatë vjet përgjimi nuk treguan asnjë burim jashtëtokësor. Tash në projektin SETI janë të kyçura shtatë vende(SHBA, Rusia; Kanadaja, Australia, Franca, Gjermania, Holanda) dhe janë regjistruar 200.000 orë përgjimi pa kurrfarë rezultatesh definitive.
Në v. 1967, në Cambridge, radio-astronomët detektuan një bip, bip, bip periodike. Pasi informatat vinin nga largësia prej 11 vjet drite, mendohej se ajo është një "pyetje" në lidhje me bombën atomike, të cilën na dërguan "vëllezërit nga intelekti" dhe morën emrin rrezatimi LGM (Litlle Green Man), por pastaj doli se bëhet fjalë për një pulsar (lloj ylli).
Tash punohet në projektin MCSA (Multi - Channel Spectral Analyser), i cili do të ketë 8.4 milionë kanale dhe fuqinë e të zbërthyerit prej 0.05 hz.
Të gjitha këto hulumtime shkencore nuk munden të argumentojnë jetën jashtëtokësore.
Filli i jetës në tokë -nga meteorët?
Por, ishin të suksesshëm në gjetjen e fillit të jetës: aminoacideve; sepse dimë se aminoacidet luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e jetës nëpër evolucionin organik. Për shembull, me ndihmën e analizës spektroskopike në v. 1937, janë gjetur radikalet CH dhe CN. Në 
Në vitin 1951 me ndihmën e astronomisë është gjetur OH ( grupi hidroksil). Në v. 1968 H2O dhe NH3. Në v. 1969 formalheidid (HCHD), në v. 1970 cijan-acetileni (HCCCN) dhe alkooli metilik (CH3OH) dhe në v. 1971 metil-acetileni (CH3CCH). Të gjitha këto zbulime na sugjerojnë në nismën e jetës jashtë tokës. Shkencëtarët nuk duhet gjithmonë të kërkojnë jetën jashtë tokës, ndonjëherë ajo vet vjen tek ne. Ata janë meteorët. Është një lloj meteori (1% e të gjithë meteorëve), që quhet hondrat i karbonit dhe produkteve të tij. 
Në v. 1969 një hondrat që ra në Australi tërhoqi vëmendjen e të gjithë shkencëtarëve . Në të bashkë me citozinomin ( njëri prej 5 nukleotideve që përbëjnë ADN) u gjetën edhe 16 aminoacide. Pesë prej tyre ishin të ngjashme me aminoacidet që krijojnë proteine, ndërsa 11 të tjerat jo. Ajo që çuditë është se gjysma e aminoacideve paraqet gjysmën e "majtë" dhe gjysma tjetër simetrinë e "djathtë". Kjo padyshim argumenton në prejardhjen jashtëtokësore të këtyre aminoacideve, sepse e dimë se polarizimet optike të aminoacideve në Tokë gjithnjë tregojnë simetrinë "majtë", që nuk është rasti te hondratet. Hondrati i gjetur më 1971 kishte 18 aminoacide, ndërsa në një hondrat, në v. 1973 janë gjetur madje edhe lipidet! Këto zbulime na sugjerojnë në teorinë e Svante Artheniusit: Pansperminë. Sipas tij jeta në tokë është krijuar nga meteorët. Kjo teori , edhepse është e shkruar në mënyrë indirekte , mund të gjendet në librin e Shklovskievit "Gjithësia, jeta, intelekti". Prof. ser Frederik Hoyle dhe dr. Chandra Wickramasinghe mendojnë se edhe në kometa ka disa baterie anaerobe dhe se ato janë shkaktarë të epidemive të disa sëmundjeve ngjitëse! Kur jemi te këta shkencëtarë të themi se ata mendojnë se me ndihmën e analizës spektroskopike në Orion zbuluan praninë e celulozës dhe disa baktereve! Por Carl Sagani dhe Bishu Khare argumentuan se ato zbulime me siguri nuk tregojnë jetën, sepse rezultate të njëjta fituan edhe me substancat jo të gjalla. 
Mund të kontaktojmë së paku me 10 planete
Tani do të analizojmë mundësinë teorike dhe probabilitetin e jetës në gjithësi. Kjo arrihet me formulën e njohur të DRake-ut N=NxpfpneflfifcfL. N shënon planetet me të cilat mund të komunikojmë. Nx= numri i yjeve në Rrugën e Qumështit. fp=përqindja e yjeve të cilat kanë sistemin planetar. ne=numrin e planetëve ku është i mundësuar zhvillimi i jetës. fl=numri i planetëve në sisteme ku jeta ka filluar dhe mund të zhvillohet. fi=numri i planetëve në të cilat u zhvillua intelekti. fc=planetët në të cilat u zhvillua civilizimi teknologjik. Carl Sagani duke marrë parasysh të gjitha të dhënat e sotme erdhi në konkludim se Nxfpneflfifc=1x109. Por në përcaktimin e vleftës së fL dolën komplikimet. Sipas gjasave tona fL del 10-8 sepse radio-astronomia (është korrelat i matjeve të civilizimeve teknologjike) është e invetuar (zbuluar) para 35 viteve, ndërsa jeta filloi para 35 x 108 viteve. Atëherë nëse fL është 10-8 kjo do të thotë se në galaktikë ku ka disa qindra miliardë planetë ne mundemi të kontaktojmë me 10 prej tyre. Por fL mund të ketë vlerën rreth 4 x 10-6 nëse marrim parasysh "lakoren luftarake" të L.F. Richardsonit, që thotë se dita e gjykimit do të jetë në v.2900. Kjo situatë na jep vlerën rreth N=4x103. Por Richardsoni nuk e ka ditur se për 20 vjet (llogaritë i bëri në v. 1920) do të zbulohet bomba atomike! Vlera e fL te autorët e ndryshëm është tjetër, për shembull Isaac Asimov në librin e vet "Jeta në gjithësi" tregon se N bën rreth 5.3x105.




 

 

 


Një qendër spirituale nga maje të Himalajeve


Shumë hulumtues u nisën për në Himalaje, disa ekspedita u kthyen duarthatë e disa të tjera me storje të cilat janë të pabesueshme. Dihet se Himalajet janë një vend i pashtershëm i sekreteve fantastike si dhe urtësive më të larta... E gjithë kjo vazhdon me mija vjet por a mundemi me thënë se misteret janë zbuluar. Kur do të mundemi me ndriçuar këtë maje të botës e cila është sa sekrete aq edhe joshëse. Dhe në fund prapë vijmë te definimi se ne nuk dimë asgjë për këtë vend i cili duket se me fanatizëm të madh e ruan sekretin e vet, të varrosur thellë në zemrën e saj...

A është Tibeti qendra spirituale e botës, vendi ku ruhen dijet e vjetra dhe fantastike, apo ndoshta është baza për vizitorët nga planetët e largëta? Apo ndoshta të gjitha së bashku? Pse ky vend gati me një fuqi magnetike i tërheq te gjithë pelegrinët dhe njerëzit besimtar?

Disa bile pohojnë që Isa "vitet e humbura" i kaloi në manastirin himalajas Hemis Gumpa. Kjo e dhënë është publikuar nga nje hulumtues i Tibetit në vitin 1887. Ai thoshte që ka arritur të gjej një manuskript budist ku ishte përshkruar "jeta e Isait" dmth Jezusë, manuskripte e ruajtur në arkivat e Lasës. Për fat të keq kur Tibeti iu bashkua Kinës më 1950 ky dorëshkrim është shkatërruar. Njerëzit edhe nuk i kanë besuar shumë këtij hulumtuesi kështu që nuk duhet marrë seriozisht e gjithë kjo storje.
Por në kohën e mbretit Neron, në Tibet ishte nisur Apoloni nga Tijana, të cilin mbi 14 vjet më mësuesit nuk kishin pasur çka t'i mësojnë. Një ditë prifti nga Tempulli i Apolonit ia solli një pllakë të bakrit me hartën e gravuar në të dhe i tha se ajo të udhëzon për në "qytetin e perëndive". Apoloni përmes Babilonit mbërriti në Indi ku në shoqëri me udhërrëfyesin Dames nga lumi Gang u nisen ne veri drejt Himalajeve.

Vendi i njerëzve që dinë gjithçka

Udhëtuan tetëmbëdhjetë ditë dhe sa më afër që i afroheshin kurorës gjigante të bjeshkës, ndodhnin gjëra të çuditshme. Rruga nëpër të cilën ata udhëtuan dhe i cili mbetej pas shpinës së tyre në mënyrë të çuditshme ndërronte nga momenti në moment dhe së shpejti para tyre u shfaq një fëmijë i cili i foli Apolonit në gjuhën greke dhe i tha se ata e pritnin atë dhe se ai do ta çonte te "sunduesi i vendit të mrekullive".
Udhëpërshkrimin e filozofit grek më vonë e ka shënuar Filostrati i cili raporton se sunduesi i vendit të mrekullive është prezantuar me emrin Iarh dhe i ka uruar mirëseardhje me këto fjalë "Keni mbërritur në vendin e njerëzve që dinë gjithçka!"
Greku me prejardhje nga Kapadokija ka qenë i mahnitur me njerëzit të cilët rrinin pezull dhe të cilët servonin ushqimin ne disa mjete me tri këmbë, me shtyllat ndriçuese në rrugë si dhe me shumë gjëra tjera të mahnitshme. Erdhi me një përfundim enigmatik se ata njerëz të mençur "jetojnë në tokë dhe në të njëjtën kohë edhe jashtë saj".

Urtakët nga Himalajet Apolonit i urdhëruan që kur të kthehet ti groposë disa talisamanë në Evropë ku në të ardhmen do të ndodhin gjëra të rëndësishme, e në të njëjtën kohë morri detyrë që ta dridh tiraninë e Romës.
Mbreti Neron e ndiqte edhe Apolonin si edhe shumë filozofë tjerë deri sa në gjykim kur e shpaluan letrën me akuza ajo ishte e zbrazët.
Që nga atëherë atij iu frikonin edhe mbretërit romak, deri sa Vespaziani mundohej ta arrij edhe miqësinë e tij. Por Domicijani e akuzoi përsëri dhe në gjykim ndodhi diçka e pashpjegueshme e që nuk është e përshkruar në librat e Filostratit të cilit misticizmi nuk i interesonte shumë.
Apoloni rreptë ju drejtua imperatorit të ri duke e mbështjellë pelerinën fort rreth trupit dhe i tha: "Mundeni ta merrni trupin tim por kurrë shpirtin. Bile edhe trupin nuk mundeni" dhe humbi në një re tymi.
Kush kanë qenë "njerëzit që dinin gjithçka" që dijeninë e vet ia dhanë Apolonit gjatë kohës sa qëndroi në Himalaje? A do të kuptohet ndonjëherë se si prifterit dhe urtaket Tibetian e krijuan historinë Evropiane dhe me ndihmën e çfarë "talismanëve" të cilët filozofi i ka groposur në vendet e caktuar me precizitet? 

Shumë shekuj pas Apolonit konti Sen Zhermen, alkimist dhe mistik, udhëtoi nëpër Indi dhe Tibet. Si edhe i shkroi në memoaret e veta Franc Grafer, konti e tha fjalinë: "Nesër do të zhdukem nga Evropa. Do të shkoj në Himalaje". Pas një shekulli e gjysmë një aventurier e gjeti një trup (sigurisht në gjendje të ndonjë kibernacioni) të një mashkulli në manastirin Tuerin të veshur me veshje nga shekulli i 18-të!

Qenia jo njerëzore

Gjon Spenser i cili njihej si një person me të kaluar kriminale, më 1920 i lodhur dhe i sëmurë pranohet nga Lamat e manastirit Tuerin, manastir i cili njihej për pasuri dhe shkëlqim. Pasi që bëri më mirë, filloi edhe të shëtiste neper manastir. Një ditë zbriti nëpër shkallët e gurit të cilat e quan deri te një dhomë plot vizatime të çuditshme muri. Në vizatim e njohu yjësinë e Demit dhe me gisht nëpër mur erdhi deri te Plejada. Në atë moment në mur u hap një derë sekrete. Ai hyri nëpër një korridor i cili ishte i ndriçuar me një dritë të gjelbër, burimin e të cilit nuk mundi ta gjej. Nëpër atë korridor ai mbërriti te një dhomë e madhe në të cilën ishin rreth tridhjetë sarkofagë. Në atë çast ai ngriu, mendonte se po ëndërron sepse të gjithë këta sarkofagë rrinin pezull në ajër. Shpresa se do ta gjej ndonjë thesar ishte më e madhe se frika te Spenseri kështu që filloi ti hapë kapakët, në të gjitha ishte nga një kufomë, trupat e të cilëve ishin shumë të ruajtur. Në njërin nga këta sarkofagë ishte një femër e veshur me veshje mashkulli, në një tjetër ishte nje kufomë e veshur me veshje nga shekulli i 18 etj. I dëshpëruar se nuk gjeti kurrfarë thesari e hapi edhe sarkofagun e fundit. Aty ishte një trup jo i zakonshëm i veshur me veshje ngjyrë argjendi, një sferë e rrumbullaket në vend të kokës, ne vend të syve ishin dy hapje të rrumbullakëta, dhe shumë hapje të vogla në vend të hundës deri sa gojë nuk kishte fare. Spenseri zgjati dorën me qëllim që ta prek këtë krijesë por në atë moment sytë e saj ndriçuan në mënyrë tmerruese. Kjo ishte shumë edhe për Spenserin i cili iku nga aty në panik dhe duke mos shikuar më mbrapa.
Lamat pas kësaj ndodhie filluan që ta bindin se kjo ka ndodhë deri sa ai ishte i sëmurë dhe ato vetëm i ka pa në ëndërr dhe i treguan në një korridor tjetër kopjet miniaturë të atyre çka kishte pa Spenseri me nga një kukull brenda. Në pyetjen e tij se kush ishte njeriu pa gojë, Lamat pas një konsultimi i thane duke treguar me gisht Plejadën në hartën e yjeve në mur "Njeriu i veçantë i cili erdhi nga yjet".

Kontakti vizual

Edhe ekspedita ruse përjetoi një ndodhi të çuditshme në vitin 1959 në manastirin Galden, ku mbërriti jo në numër të plotë pas shumë peripecive që pati gjatë rrugës. 
Gjatë bisedës me Lamen më të lartë i cili ishte ekspert për astronomi, kuptuan se ai mundet që në disa kushte të caktuara të arrij kontakt vizual me banorët e planetëve tjera. Shumë herë ai refuzoi që këtë gjë ta bëj dhe kur më në fund pranoi, u zgjodhën dy anëtarë të ekspeditës si pjesëmarrës të eksperimentit të cilët duhej që të kalonin nëpër një përgatitje të veçantë sidomos dijetare, ushtrimeve për kocentrim dhe yoga.
Në një dhomë ata u kapën dorë për dore bashkë me Lamën dhe bashk me tingujt e një mjeti të çuditshëm i cili gjendej në dhomë mundoheshin që të kocentrohen. Përnjëherë filluan të paraqiten konturat e një gjallese të çuditshme që ngjasonte me njeriun, por me vija të fytyrës jo të theksuara si dhe me këmbë që i ngjanin këmbëve të insekteve. Para kësaj krijese u paraqit modeli i sistemit diellor rreth të cilit silleshin planetet. E panë Tokën, Hënën, Merkurin, Venerën... Në befasi të shkencëtarëve rreth sferës më ndriçuese silleshin dhjetë planetë! Në të vërtetë pas orbitës së Plutonit ishte edhe një trup qiellor. Lama nuk deshi që ti përgjigjet pyetjeve, vetëm për planetët e dhjetë tha se është satelit i Plutonit që kishte kthyer rrugëtimin dhe tani kishte orbitën e vet rreth Diellit të cilin shkencëtarët do ta zbulojnë më vonë.
"As unë e as koleget e mi" thoshte një nga hulumtuesit "kurrë nuk do ta zbulojmë se a u paraqit me të vërtetë diçka para nesh apo ndoshta mos Lama na ka hipnotizuar dhe ne kemi parë atë që ka dashur ai që ne ta shohim. Por megjithatë aty ka ndodhë diçka jotokësore dhe ne nuk mund të besojmë se kjo ka ndodhur vetëm në trurin njerëzor!" 

Në kufirin Kinezo Tibetian, në një shpellë, u gjetën 716 disqe të çuditshme nga guri, në të cilat kanë qenë të gravuara disa shenja te pa lexueshme spirale nga vrima e mesit deri në skaj të diskut. Ato disqe vibronin dhe kishin një fushë të fortë magnetike. Kur u deshifrua porosia e shkruar në to, u pa se aty flitej për një anije kozmike jashtë tokësore e cila ishte rrëzuar para 12000 viteve në Tokë dhe anëtarët që mbijetuan këtë fatkeqësi u përzien me njerëzit që jetonin në atë regjion.

Në kërkim të Shamballës

Që qeniet jashtë tokësore i kanë pasur Himalajet për vendbanim besonte edhe piktori dhe mistiku rus Nikolas Rerih, pikturat e të cilit shpesh paraqitnin ardhmërinë. Rerih në vitin 1925 organizoj një ekspeditë për ta zbuluar Shamballën legjendare, kryeqytet i mbretërisë nëntokësore Agarta, vendstrehim i fshehtë i jashtë tokësorëve diku nën Himalaje. A e zbuloi nuk dihet.
Pjesët e pa hulumtuara të Himalajeve e kanë tërhequr edhe hulumtuesin francez saktesisht 200 vjet para Rerihut më 1725, ai e kërkonte popullin e humbur Hsing Nu, thuhet se edhe i zbuloi gërmadhat e qytetit. Këtë popull më herët e patën shkatërruar Kinezet. Populli Hsing Nu nuk ishte popull me prejardhje Kineze por vinin nga Siria ose Persia, i adhuronin yjet dhe perëndinë Baal. Diparku pat gjetur qindra monolite, piramidën me tre kat dhe "gurin e hënës", gur i madh me një bardhësi jo tokësore, me reliev të bimëve dhe shtazëve të panjohura. Latur, një francez tjetër në vitin 1854 pat gjetur varre, armë dhe stoli por ekspeditat pasuese u patën kthyer duarthate pasi që gërmadhat e qytetit qenë mbuluar me erërat rërore. Tentimin e fundit e patën bërë Sovjetët më 1952 dhe me atë rast Lamat e një manastiri iu patën dhënë përshkrimin e piramidës me tri pjesë. Sipas fjalëve të tyre, pjesa e parë e paraqiste "tokën e vjetër" më saktësisht kohën kur njerëzit udhëtonin deri në yje, pjesa e mesme kur zbritën nga yjet dhe pjesa e epërme, tokën e yjeve të largëta.


 


 

 



Nga çuditë e mëdha – TROJA


Perëndesha Afrodita i propozoi atij femrën më të bukur në botë. Parisi, pasi që ishte bari i thjeshtë, nuk deshi mbretëri e zgjuarsi, prandaj pranoi ofertën e Afroditës - për një femër të bukur...

Sot, gadishulli që mbetet mes detit Marmara, Grykës së Çanakkales dhe Korfuzit - Edremit, një kohë njihej si qyteti i Trojës. Troja ishte një qytet i gjallë i kulturës dhe qendër e mbretërisë në mijëvjeçarin e dytë dhe të tretë p.e.s. Në shekullin e 13-të p.e.s, u përhap një zjarr i madh i cili thonë se është shkaku i fillimit të luftës së Trojës. 
Legjenda thotë se, qyteti Troja, 3200 vjet më parë ishte nën drejtimin e mbretit Priamos. Qytetarët ishin njerëz të lumtur dhe trima. Por perëndive iu dukë e tepërt kjo lumturi dhe vendosën t'jua prishnin.
Një ditë e shoqja e mbretit Priamos, pa një ëndërr të keqe, ku nga barku i saj po i dilte zjarr dhe nga ai zjarr Troja po digjej e tëra. Mbreti i cili i besonte shumë këtyre porosive, thirri një fallxhor që t'ia shpjegojë ëndrrën. Sipas fallxhorit, mbretëresha ishte shtatzëne dhe fëmija që do lindte duhej vrarë sepse do ti hapte shumë probleme qytetit. Pasi lindi fëmija, mbreti atë ia dha një qytetari me urdhrin për ta vrarë. Por trojani shpirtmirë nuk mundi ta vriste dhe e la në pyll, me mendimin që foshnja do vdiste. Por foshnjën e gjeti një bari dhe ai e rriti. Ky fëmijë u quajt Parisi, njeriu që do t'i hap shumë probleme në të ardhmen Trojës. 
Në atë kohë në malin Olimp, ku jetonin perënditë, perëndesha Eris, kishte vendosur të hamirej ngase nuk e kishin ftuar në dasmë. Ajo mori një mollë të artë dhe në të shkroi: "më të bukurës", dhe pastaj e hodhi në mes të sallonit të dasmës ku të gjithë u hodhën për ta kapur atë kokërr molle. Më në fund, kjo mollë mbeti në duart e tre perëndeshave; Herës, Afroditës dhe Atenës, të cilat shkuan te Zeusi për ta ndarë, por ai u tha që nuk merrte vesh nga këto punë dhe ju këshilloi të shkonin në malin Ida, sepse atje ndodhet një princ i Trojës me emrin Paris, dhe ai do të përcaktonte se kuj duhet t'i takoj molla. Të tre perëndeshat largohen në drejtim të Malit Ida, ku në të njëjtën kohë Parisi po kulloste delet pa ditur asgjë. Hera i afrohet Parisit dhe i shpjegon ngjarjen, ia jep mollën që t'ia jepte më të bukurës por kjo nuk ishte punë e lehte. Të tre perëndeshat i propozuan gjëra të ndryshme Parisit. Hera i ofroi që ta bëj mbret më të fortë të Evropës dhe Azisë nëse do t'ia jepte asaj mollën. Atena i propozoi ta bënte mbret më të zgjuar në botë si dhe të fitonte në luftën me Greqinë. Afrodita i propozoi femrën më të bukur në botë. Parisi pasi që ishte bari i thjeshtë, nuk deshi mbretëri e zgjuarsi, prandaj pranoi ofertën e Afroditës - për një femër të bukur. Mollën e artë ia dha Afroditës. Atena dhe Hera, të pikëlluara, vendosën ta shkatërrojnë Trojë. Afrodita për të mbajtur fjalën, e nisi Parisin për në Greqi, pasi femra më e bukur në atë kohë ishte mbretëresha Helena, gruaja e mbretit Menelaos. Mbreti e priti shumë mirë Parisin dhe i tha të qëndronte sa të dëshironte në sarajet e tij, pasi që vet u nis për në luftë duke e lënë atë vetëm me të shoqen, pa dyshuar në besnikërinë e tij. Në këtë rast Parisi e rrëmben Helenën dhe e sjell në Trojë. Kur mbreti Menelaos kthehet në shtëpi dhe nuk e gjen të gruan e vet, e kupton gabimin që kishte bërë dhe i shpallë luftë Trojës. Në kohën kur u martua mbreti Menelaos, të gjithë mbretërit e botës ishin betuar se, po t'i ndodhte gjë Helenës do merrnin pjesë në luftë për të dhe të gjithë kaluan detërat për ta mbajtur fjalën. Mbreti Odiseu i cili ishte shumë i zgjuar dhe hileqar, nuk donte të lente shtëpinë dhe u bë si i çmendur, kur e lajmëruan për luftë. Por lajmëtari që e dinte këtë gjë ia mori të birin peng dhe e hodhi në pus. Odiseu menjëherë kërceu dhe e shpëtoi të birin, ashtu që u zbulua se nuk ishte i çmendur dhe u detyrua edhe ai të marrë pjesë në luftë. Lufta zgjati 10 vjet, dhe vdiqën shumë njerëz në të. Vajzat rrëmbeheshin nga luftëtarët. Mbreti Priamos, së bashku me të moshuarit e tjerë të Trojës, e ndiqnin luftën nga kulla. Më në fund, Parisi përballet me Menelaosin. Ata mirren vesh të bëjnë dyluftim, dhe kush fiton do ta merr Helenen, ndërsa lufta do të mbaronte. Gjatë dyluftimit, Afrodita e ndihmon Parisin të arratiset dhe Menelaosi i inatosur fillon ta kërkojë në gjithë Trojën. Parisi u shpall i mundur dhe Trojanet vendosën ta japin Helenën. Por perëndeshat Hera dhe Athena nuk ishin të kënaqura me këtë dhe donin që Troja të shkatërrohej e tëra. Ato e plagosin Menalaosin, çka dhe u bë shkak të fillonte lufta përsëri dhe të vdisnin me qindra njerëz, gjë që e inatosi perëndinë Zeusin dhe vendosi të ndihmojë Trojën.
Atëherë çdo gjë ndryshoi dhe trojanët filluan të fitonin luftën. Ndërkohë djali i Akilit e vret Parisin, por kjo nuk ishte humbje për Trojën ngase e kishte vrarë shkaktarin e gjitha luftërave. Ndërkohë Troja po u mbronte mirë dhe qëndronte akoma e fortë. Atëherë Odiseu hileqar vendosi të bënte një kalë prej druri, i cili brenda do ishte boshe dhe do e mbushnin me ushtarë. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të hyrë dhe pushtuar Trojën. Ata nisën përpara një ushtar i cili do t'i bind trojanët që të fusnin kalin gjigant të drunjtë në qytet. Një mëngjes të qetë, Trojanët shohin të habitur një kalë të madh prej druri në hyrje të qytetit. Kapin ushtarin grek dhe ja sjellin mbretit për të dhënë sqarim. Ai nuk ishte ushtar i thjeshtë por një aktor i talentuar dhe duke qarë filloi të tregonte sikur ishte arratisur nga grekët se i urrente ata, kurse për kalin e drunjtë tha se është i shenjtë dhe është bërë për perëndinë Athena. Këtë storje e besuan të gjithë përveç priftit, i cili u tha që ta digjnin kalin, po askush nuk e besoi. 
Trojanët e vendosen kalin në mes të qytetit duke menduar se lufta mbaroi por një natë kur të gjithë flinin, Odiseu dhe ushtarët e tij dolën nga kali ku ishin fshehur dhe vranë ushtarët trojanë, dogjën kampet, i vunë zjarrin gjithë Trojës dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të qytetit të gjithë i kaluan në shpatë. Djali i Akilit vrau edhe mbretin Priamos, të shoqen e tij dhe vajzën. Helena atë natë iu kthye Meneleosit i cili e prite me gëzim dhe u nisën drejt Greqisë duke lënë prapa rrënojat e një qyteti të djegur...
Troja është një qytet ku prej mijëra vjetësh kanë jetuar shtatë kultura të ndryshme. Thesarët e mbretit Priamos ndodhen në muze në Moskë. Kali i Trojës i cili është një përfaqësues i historisë ndodhet në këmbë dhe pret vizitorë të ndryshëm, ai tashmë shërben vetëm për fotografi.
 
Ne perpunim nga extrem_strong@hotmail.com
Herolind Osmani---$trong
 
1 Besucher
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden